Pjesëtarja e Ushtrisë në Britani të Madhe, Leonora Brajshori, është e martuar me britanikun Ethan Clift nga Newcastle, i cili po ashtu është pjesë e Ushtrisë.
Dasma e tyre, e cila u zhvillua dy vjet më parë, u bë me tradita shqiptare dhe britanike.
Në videot më poshtë mund të shihni atmosferën që u zhvillua brenda dasmës, ku Leonora shihet me veshje tradicionale shqiptare, ndërkohë Ethan me ato angleze, njofton Klan Kosova.
Nëse nuk e dini, Brajshori e ka përfaqësuar Anglinë edhe në Lojërat Olimpike në Peshëngritje.