Me doreza leshi në inaugurimin e Biden, senatori: Mjafton të jem ngrohtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Senatori amerikan Bernie Sanders, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Joe Biden ditën e djeshme, është kritikuar për veshjen e tij.

Bernie nuk ka ngurruar tu përgjigjet kritikave në një prononcim për media, teksa bën me dije se nuk e ka vrarë aspak mendjen për fotot e shpërndara në rrjet për veshjen e tij.

Nga fotot e publikuara, duket se Senatori Sanders në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden, kishte veshur një xhaketë kafe dhe doreza leshi.

Ne nga Vermonti nuk duam t’ia dimë për modën. Duam vetëm të jemi ngrohtë dhe unë sot isha ngrohtë”, ka thënë ai.

Veshja e Sanders ishte në kontrast me veshjet e personazheve të tjerë, të cilët ishin pjesë e ceremonisë së inaugurimit, veshje luksoze që tërhoqën vëmendjen e rrjetit./Opinion.al

Share This Article