‘Më duhet pak tekila’, papa bëhet viral me shakanë për dhimbjen e gjurit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shaka e Papa Françesku  se një gotë tekila do ta ndihmonte dhimbjen e gjurit është bërë virale në rrjetet sociale.

“E dini çfarë më duhet për këmbën time? Pak tekila!” u tha papa Françesku një grupi priftërinjsh meksikanë

Papa po bënte xhiron e sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan kur u ndal për t’i përshëndetur priftërinjtë, njëri prej të cilëve e pyeti për gjurin e tij.

“Shumë kapriçioz,” përgjigjet ati i shenjtë i buzëqeshur, të cilit i është dashur të anulojë disa audienca për shkak të këtij problemi shëndetësot.

Nuk është hera e parë që Françesku bën shaka për tekilën. Në vitin 2016, përpara një udhëtimi në Meksikë, një prift entuziast i thirri atij në Sheshin e Shën Pjetrit “ne po të presim!”

“Me tequila apo pa tekila?” – e pyeti papa me shaka.

Share This Article