Me gomone drejt Qeparoit, shpëtohen turistët gjermanë që rrezikuan të mbyteshin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Kufitare njofton se shpëtoi dy turistë gjermanë të cilët kishin lënë jahtin e tyre dhe po lundronin me një gomone drejt bregdetit të Qeparoit.

Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, u transportuan me siguri në portin e Himarës.

Rreth 100 metra larg bregut, ata u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Çifti ishte shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të ktheheshin në breg.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori njoftim për dy persona në vështirësi. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës së Qeparoit dhe rreth orës 22:45 konstatoi dy turistët gjermanë mbi gomone.

Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore. 

Share This Article