Më i miri në krejt shkollën e policisë, shqiptari Laert Sallaku nderohet me çmim nga kryebashkiaku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Laert Sallaku, 23-vjeç, nga Shqipëria është diplomuar si oficer i policisë në Nju Jork me mesataren 9.96, më të lartë ndër të gjithë studentët.

Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana në vitin 2017 ku u vendos në Neë York dhe nisi rrugëtimin e tij duke u diplomuar në SHBA.

I riu shqiptar u diplomua me mesataren më të lartë ku u nderua me çmim nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jork-ut. Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari, dhe në ceremoninë, ai tregoi rrugëtimin e tij, që nisi në shkollë të mesme.

‘Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu’, tha Sallaku, gjatë ceremonisë.

Share This Article