ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 8 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

‘Më jep xhiron ditore’! Dhunoi për vdekje Egli Progën, Denis Meçe lihet në burg, por prokurorja i zbut akuzën! Kushëriri: Janë banda e gjobave në Pogradec

albnews by albnews
13 August, 2024
in Albania
0
‘Më jep xhiron ditore’! Dhunoi për vdekje Egli Progën, Denis Meçe lihet në burg, por prokurorja i zbut akuzën! Kushëriri: Janë banda e gjobave në Pogradec
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ishte pasditja e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi. Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte ulur Denis Meçe dhe e ftoi Eglin për një cigare.

Top Channel shkruan se ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”, por ky i fundit ka refuzuar. Në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.

RelatedPosts

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale. Dëmtimet e shkaktuara nga dhuna kanë qenë serioze dhe megjithëse u dërgua në spital Egli Proga nuk mundi dot të mbijetojë.

Seanca në gjykatë, autorit i zbutet akuza

Në dhimbje që nuk do t’i largohet ndoshta asnjë ditë, motra e Egli Progës priti sot në derën e Gjykatës së Korçës mbërritjen e Denis Meçes, autorin e dyshuar të dhunës ndaj vëllait, që vdiq në rrugë, vetëm pak metra larg dyqanit të tij modest në Pogradec.

‘Dua të shoh vrasësin e vëllait tim… ja kafsha’, dëgjohet ajo duke qarë para gjykatës në momentin e mbërritjes së autorëve për masë sigurie.

Gjyqtares Luljeta Kolonja nuk iu desh shumë kohë të lërë në burg, Meçen 29 vjeç për vrasje nga pakujdesia, dhe me “detyrim paraqitje” 3 të tjerët për moskallëzim krimi; Voltan Shulkun, 40 vjeç, Arian Manellarin 55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç.

Por, ajo çfarë vihet re është se prokurorja e çështjes, Vasjana Postol ka zbutur akuzën për 29-vjeçarin Meçe. Policia e kishte referuar ngjarjen si vrasje me dashje, akuzë që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Por, rrahja brutale për vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, për prokuroren e çështjes Vasjana Postol është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Pavarësisht se Gjykata e Korçës, e la në burg Denis Meçen për vrasje pakujdesia, akuzat e ngritura nga kushëriri i viktimës Egli Proga, në lidhje me gjobvënie, do të hetohet nga prokuroria dhe policia lokale.

Familjari u tha gazetarëve, se “gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, ndaj duhet të zbardhet e vërteta”.

Familjarët akuza: Policia tentoi të fshehë ngjarjen

Vrasja e Egli Progës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit, u shoqërua me shumë dyshime dhe paqartësi, mbi dinamikën dhe nëse ngjarja ishte një vdekje aksidentale apo një vrasje siç dyshimet janë më të shumta. Kur i ndjeri u gjet në rrugë, u raportua se sipas të dhënave paraprake, 42-vjecari në gjendje ndoshta nga alkooli, ishte rrëzuar. Por kur mjekët tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, ngritën dyshime se ai ishte dhunuar.

Jonida, e motra e të ndjerit ka hedhur akuza të forta që prej ditës së djeshme për autoritetet. Ajo thotë se vetë autoritetet janë munduar të fshinin ngjarjen duke e raportuar si aksidentale. Sipas saj, Policia e Shtetit veproi me vonesë, ndërsa edhe ambulanca u vonua dhe ndërhyrja për të vëllanë ishte shumë vonë. Madje e motra deklaroi se policia fillimisht u tha familjarëve se ai ishte rrëzuar, por kur kanë parë trupin, duke qartësisht që ishte dhunë barbare.

Hetimi paralel për ngjarjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u detyrua dje të udhëronte inspektimin e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës, lidhur me ngjarjen e cila u raportua fillimisht si aksidentale.

Ai urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga.

Si u vra 42-vjeçari?

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 10 gushtit, ku fillimisht u raportua për një ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me një vrasje. 42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja. Pas sherrit, autori i dyshuar Denis Meçe ishte larguar nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas (11 gusht) së bashku dhe me 3 persona të tjerë që akuzohen se kanë penguar zbulimin e krimit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result