“Më jepni ujë” ushtarët e Kosovës shpëtojnë 17 vjeçarin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është nxjerrë pas disa orëve përpjekje 17 vjeçari shqiptar Ramë Lala, djali që u bllokua në gërmadhat e vilës ku jetonte së bashku me familjarët, në ish kënetë (Durrës).

Kanë qenë trupat e ardhur nga Kosova, ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen e Lalës nga rrëmnojat e banesës, ku banonin të paktën 8 persona.

I riu fatmirësisht i shpëtoi vdekjes, por të paktën 3 prej familjarëve të tij janë nxjerrë të vdekur nga gërmadhat e banesës disa katëshe, e cila u rrëzua në orët e mesditës.

Pak orë me parë i riu kërkoi ujë dhe u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet. Më tutje banesa u rrëzua plotësisht dhe shpresat për të shpëtuar jetët e këtyre familjeve u shuajtën.

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Share This Article