“Më lutej që t’i jepja fund dhimbjeve”, lirohet nga burgu burri që vrau gruan e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë në Qipro vendosi të lerë të lirë nga burgu një britanik, i shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

David Hunter qëndroi rreth dy vite pas hekurave për vrasjen e bashkëshortes së tij Janice, 74-vjeçe, ngjarje kjo që ndodhi në banesën e çiftit në Paphos, në vitin 2021.

Ish-minatori rrëfeu para trupit gjykues se gruaja e tij iu lut që ta vriste pasi nuk duronte dot dhimbjet që i jepte sëmundja e saj e rëndë.

Mes të tjerash, gjykata mësoi se ishte dëshira e zonjës Hunter që të vdiste dhe se bashkëshorti i saj nuk ndjente asgjë tjetër përveç dashurisë për të.

David më pas tentoi të vriste veten me mbidozë ilaçesh, por ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në kohë dhe e shpëtuan atë.

Në shkallët e gjykatës, 76-vjeçari falënderoi të gjithë njerëzit që e mbështetën në këto momente të vështira, sidomos ish-kolegët e tij në minierë që mblodhën para për mbrojtjen.

Lirimi i tij ishte parashikuar më 18 gusht, por autoritetet llogaritën kohën e paraburgimit, e cila përkoi me këtë të hënë.

Share This Article