Më në fund edhe Ronaldo thyen heshtjen për situatën e shumëpërfolur me Bruno Fernandes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo është personi më i komentuar aktualisht në botën e futbollit, kjo për shkak të intervistës me Piers Morgan, ku foli shumë gjëra rreth asaj që ai po përjeton aktualisht te Manchester Unitedi.

Menjëherë qarkulluan shumë lajme në mediat botërore, disa prej tyre raportuan se bashklojtarët e CR7 te Djajtë e Kuq janë të prekur nga fjalët e Cristianos.

Nisur nga kjo, një video e publikuar nga ekipi i Portugalisë në rrjetet sociale, shfaqi Ronaldon dhe Buro Fernandesin në një ‘përshëndetje të ftoftë’, e cila menjëherë u aludua nga të gjithë si një prishje e marrëdhënieve.

Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka qartësuar situatën, duke thënë se reagimi i Brunos erdhi nga një shaka e tij dhe jo nga situata e krijuar pas intervistës.

 “Avioni i tij u vonua dhe unë e pyeta se a erdhi ai me anije. Ju lutem, mos i pyesni lojtarët për mua, por për Kampionatin Botëror”, ka thënë Ronaldo.

Kujtojmë se Portugalia është në grup me Urugain, Ganën dhe Korenë e Jugut.

Share This Article