“Më në fund reagimi i DASH për tre policët e Kosovës.” – shkruan Von Cramon në Twitter (video)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Viola Von Cramon, përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, përshëndeti përmes një postimi në Twitter, thirrjen e Departamentin Amerikan të Shtetit për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, megjithëse e konsideron këtë reagim të SHBA-ve të vonuar. “Më në fund reagimi i DASH për tre policët e Kosovës.” – shkruan Von Cramon në Twitter. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller i bëri thirrje presidentit Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lironte tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Duke i konsideruar akuzat e ngritura nga prokuroria serbe të rreme, Miller theksonte se arrestimi dhe ndalimi i policëve përkeqësoi edhe më shumë situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Zyrtari amerikan bëri thirrje që Prishtina dhe Beogradi të ndjekin planin me tre pika të BE-së dhe të rikthehen në tryezën e dialogut pa vonesa. Të premten, Britania e Madhe dhe Gjermania ishin dy vendet që kërkuan nga Serbia lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës. Tre policët mbahen në qytetin e Krajlevës në Serbi. Po të premten, gjykata serbe vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 30 ditë me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa akuza për terrorizëm u tërhoq nga prokuroria.

Pamje: AFP/ TopNews

Share This Article