Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit në Rusi, Dmitry Medvedev sulmoi sërish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke e quajtur atë “një gjysh me një këmbë në varr” që dëshiron të provokojë Armagedonin bërthamor.
“Mund të thuash se është një plak i sëmurë që vuan nga demenca. Sikur nuk e di se çfarë po bën, Trump dhe shumica e amerikanëve po bërtasin për këtë,” shkroi Medvedv, pasi kujtoi ndër të tjera vendimin e Biden për tërheqjen nga Afganistani
“Tani, për të fshehur turpin, ai shkatërroi ekonominë e Evropës. Më pas, pasi dërgoi qindra tonë armë në Ukrainë dhe nisi një konflikt të zgjatur jashtëzakonisht të rrezikshëm me Rusinë. Dhe tani, pasi ka shteruar të gjitha burimet, ai premton bomba thërrmuese dhe fton neonazistët të kthehen në Kiev me perspektivën e NATO-s, realizimi i së cilës do të thotë një lufta e tretë botërore. Ndoshta, gjyshi që po vdiste, i fiksuar pas fantazive jo të shëndetshme, thjesht vendosi të largohej me hijeshi, duke shkaktuar një Armagedon dhe duke marrë gjysmën e njerëzimit me vete në jetën e përtejme”, deklaroi ish-presidenti.