Me plagë të shumta në kokë dhe gjoks, gjendet pajetë në pyll 40-vjeçari shqiptar në Itali. Çfarë identifikoi policia pranë vendit të ngjarjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Paderno del Grappa, Treviso, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se në trupin e 40-vjeçarit Bledar Dedja janë konstatuar plagë të shumta thike në kokë dhe në gjoks.

Ka qenë familja e tij ajo që ka ngritur alarmin për zhdukjen e 40-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të.

Për herë të fundit ishte parë në zyrën publike ku banonte, dhe pasi policia ka nisur kërkimet, ai është gjetur i vdekur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një Mercedes i bardhë, i cili nuk dihet se kujt i përket.

Share This Article