“Më poshtërove, por karma s’vonon” – Veliaj me mesazh të koduar nga burgu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryebashkiaku i burgosur i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, ka publikuar një video në TikTok me një mesazh të shkurtër por kuptimplotë.

Ndryshe nga narrativa që përdori para se gjykata ta linte në burg, në llogarinë e tij në TikTok Veliaj shfaqet më kërcënues me mesazhet e tij, që gjithsesi mbeten të koduara.

“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë” është mesazhi që ka shpërndarë Veliaj në videon në TikTok, video që shoqërohet me këngën e Rihanna-s në sfond, ku dëgjohet fraza: “A man!” (Një burrë).

Veliaj ndodhet në paraburgim prej më shumë se katër muajsh, nën hetim nga SPAK për korrupsion në procedura tenderimi. Hetimi ndaj tij nisi pas një letre anonime dhe përfshin kontrata të dyshuara fiktive gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë Tiranë.

Share This Article