“Më quante mafioz”/ Shqiptari padit ish-punëdhënësin në Skoci për rracizëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Veizi, me nënshtetësi britanike i cili ka pretenduar se e kanë larguar nga puna pa të drejtë dhe janë treguar racistë.

Një 48-vjeçar shqiptar ka denoncuar këtë të mërkurë ish-punëdhënësin e tij në Skoci, për rracizëm. Bëhet fjalë për Edi Veizin, me nënshtetësi britanike i cili ka pretenduar se ish-punëdhënësi në Këshillin Bashkiak të qytetir Glasgow në Skoci e ka larguar nga puna pa të drejtë dhe është treguar racist. Mediat vendase shkruajnë se Edi Veizi, ka deklaruar se edhe kolegët e punës i referoheshin me fjalët “shqiptari” apo “njeriu i mafias” ndërsa e akuzonin se kishte vjedhur edhe disa pajisje elektroshtëpiake.

Avokatja e tij mbrojtëse paraqiti në Gjykatë një dokument që tregonte se elektroshtëpiaket ishin vjedhur nga një tjetër departament, dhe se klienti i saj ishte i pafajshëm. Veizi ka deklaruar gjithashtu se ndaj tij ka patur abuzim racor, për shkak se ishte mik me shqiptarin Sokol Sefaj, i dyshuar si person i përfshirë në krimin e organizuar. I pyetur nga avokati në gjykatë, për Sefajn, Veizi tha se nuk kishte njohuri për akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa e ka përshkruar si një “person normal” dhe “njeri familjar me dy fëmijë”. Veizi kishte punuar në Këshillin Bashkiak të Glasgow të Skocisë nga viti 2001 deri në vitin 2019.

Share This Article