ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta 7 hours ago
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht! 7 hours ago
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti 8 hours ago
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 8 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Më shumë ndeshje, më shumë show, UEFA prezanton Championsin e ri

albnews by albnews
21 February, 2024
in Show - Biz
0
Më shumë ndeshje, më shumë show, UEFA prezanton Championsin e ri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

UEFA ka prezantuar zyrtarisht formatin e ri të Champions League duke nisur nga sezoni 2024-2025, një format risi, me shumë ndeshje, më shumë spektakël dhe me shumë rivalitet, të paktën kështu shpresojnë drejtuesit e këtij institucioni. Skuadrat pjesëmarrëse do të jenë 36, me kampionatet më të rëndësishme që ashtu si aktualisht kanë nga 4 skuadra, por me një risi, pasi klasifikimi sezonal i UEFA-s do t’u dhurojë nga një skuadër më shumë dy kampionateve më të mira, aktualisht kryesohet nga Italia.

Në grup, ku do të jenë të 36 skuadrat, çdo ekip do të luajë 8 ndeshje, ndryshe nga 6 që luan tani. Nuk do të ketë sfida me sistemin vajtje ardhje, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë që do të përcaktohen nga shorti që do të hidhet në gusht në Montecarlo. Në short 36 skuadrat do të ndahen në 4 vazo me nga 9 ekipe, në bazë të klasifikimit për klube, ku skuadrat kampione do të jenë në vazon e parë. Çdo skuadër do të shortohet nga dy kundërshtarë nga çdo vazo, me njërën prej të cilave do të përballet në shtëpi ndërsa me tjetrën në transfertë. Pasi të kenë mbaruar ndeshjet e grupit, 8 skuadrat që do të jenë të parat në renditje kualifikohen direkt për në 1/8. Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 16-in, do të përballen me ato nga vendi i 17-të deri në të 24-in, në playoff. Tetë fitueset e play off do të bashkohen me 8 skuadrat që ishin renditur të parat, ndërsa 8 skuadrat humbëse eliminohen, ashtu si dhe ato që në grup ishin renditur nga vendi i 25-të në të 36-in.

RelatedPosts

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, plan për prishjen e 20 objekteve të ndërtuara pa leje

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Një tjetër risi është se nuk do të ketë një kalim në Europa League si më parë për vendet e treta në grupe, pasi skuadrat që eliminohen janë direkt jashtë Kupave të Europës. 16 skuadrat e mbetura do të sfidohen pastaj në 1/8, çerekfinale, dhe gjysmëfinale me ndeshje vajtje-ardhje, deri në finalen unike, gjithmonë sipas një tabele me ndërthurje të përcaktuara që në fillim si në tenis. Do të ketë vetëm një short në Championsin e ri, ai i gushtit. Për skuadrën që shkon deri në finale do të ketë në total 15 ndeshje, 17 për ato që kalojnë nga play-offi.

Sistemi revolucionarizon edhe Europa dhe Conference League, pasi dy turnetë do të kenë formulën e njëjtë me 36 skuadra dhe një grup të vetëm, por në Conference parashikohen vetëm 6 ndeshje dhe jo 8.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

“Botërori 2026”, FIFA zbulon numrin rekord të aplikantëve për bileta

13 September, 2025
Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

Carlo Ancelotti i vendos kusht Neymar Jr.: Për të qenë pjesë e Seleçaos duhesh që të jesh mirë fizikisht!

13 September, 2025
Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

Zbulohen 10 yjet e sportit që fitojnë më shumë – Ronaldon i pari me pothuajse dyfishin e Messit, Curry i nënti

13 September, 2025
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result