ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 11 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 11 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Më shumë se 14 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia e Maqedonisë

albnews by albnews
15 February, 2021
in Maqedonia
0
Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Numri më i madh i qytetarëve – 1621, të cilët kanë sjell vendim të marrin nënshtetësi tjetër, ka qenë në vitin 2018, derisa numri më i vogël i heqjes dorë nga shtetësia maqedonase është vërejtur në vitin 2011. Në të shumtën e rasteve, arsyet pse qytetarët heqin dorë nga pasaporta maqedonase është se disa shtete nuk lejojnë që një qytetar të ketë dyshtetësi.

Në dekadën e kaluar, gjithsej 14.076 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia maqedonase me qëllim që të pajisen me pasaportë të një vendi tjetër. Numri për çdo vit rrjedh nga 1000 deri në 1700 persona. Numri më i madh i qytetarëve, ose më saktësisht 1621 që kanë marrë vendim të pajisen me shtetësi tjetër – është në vitin 2018, derisa numri më i vogël është vërejtur në vitin 2011. Sociologu Ali Pajaziti thotë se numri është shqetësues, dhe kjo për shkak se njerëzit janë lodhur duke pritur të përfundon tranzicioni në vendin tonë. Sipas tij, skandalet korruptive, padrejtësia sociale dhe mjerimi në shumë fusha, kanë bërë që njerëzit të heqin dorë vullnetarisht nga shtetësia e këtij vendi.

RelatedPosts

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

“Kjo dukuri është pasojë e deprimimit të qytetarit të RMV-së, në veçanti të popullatës juvenile (rinore) me kushtet dhe cilësinë e jetesës që ofron kjo shoqëri dhe ky shtet që për 30 vite është në një gjendje traumatike, duke pritur të përfundojë tranzicioni dhe të bëhet një shtet normal, me kushte të mirëfillta për jetesë. Kurba e njerëzve të pakënaqur sa shkon e rritet kur vërejmë skandale, afera korruptive, padrejtësi sociale, shkollim jocilësor, mjerim në shumë fusha të jetës”, shprehet Pajaziti. Me Regjistrimin që pritet të zbatohet në muajin prill, pritet të merret vesh numri i saktë se sa persona në ndërkohë janë larguar nga vendi. Enti Shtetërorë për Statistika do të mundësojë aplikacion për vet-regjistrim të personave të cilët gjinden jashtë territorit të vendit. Aplikacioni në fjalë do të jetë funksional nga data 1 mars deri më 21 prill, ndërsa në të nuk do të mund të ketë qasje personi i cili ndodhet në vend.

Sociologu Pajaziti, mes tjerash, thotë se kushtet për që njerëzit ti realizojnë ëndrrat e tyre në një vend me korrupsion të lartë janë të pakta, andaj sipas tij kokat kreative shkojnë në ato vende ku çmohet dija dhe jo anëtarësimi në ndonjë parti politike. “Dimensionet që dita ditës bindin njerëzit të thonë ‘s’shkon më kështu’ po zgjerohen dhe kështu Evropa dhe vendet perëndimore shihen si një tokë e premtuar për çdo njeri që i takon një kategorie që s’e duron dot mediokritetin dhe shkeljen mbi dinjitetin nga një klikë që mban në duart e veta timonin e partive dhe të ‘shtetit të kapur’ apo të privatizuar. Kushtet për vetërealizim në një shoqëri të korruptuar janë shumë të pakta, minimale, andaj kokat kreative shkojnë atje ku çmohet dija dhe shkathtësia jo anëtarësimi dhe partiakësia”, ka deklaruar për KOHA, Ali Pajaziti, sociolog.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result