Më shumë se 19 milionë të prekur me Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 19 milionë njerëz në botë janë regjistruar si të prekur me COVID-19, sipas të dhënave të fundit të Universitetit “Johns Hopkins”.

Sipas të dhënave aktuale, 19 milionë e 91 mijë persona në gjithë botën janë regjistruar si të prekur deri tash, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prijnë me 4.88 milionë të prekur.

Si pasojë e COVID-19 në botë janë regjistruar 714 mijë vdekje.

SHBA-ja prin edhe me numrin e të vdekurve, gjithsej 160 mijë.

Pas SHBA-së, Brazili e India janë dy vendet tjera me nga më shumë se 2 milionë të infektuar.

Share This Article