Më shumë se 5 453 650 raste infektimi dhe 344 107 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Ndër këto raste, të paktën 2 133 900 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 2 818 vdekje të reja dhe 94 365 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë Brazili me 653 SHBA me 518 dhe Meksika me 215.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 985 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 268 të shëruar midis të premtes dhe të shtunës. 11 raste infektimi janë regjistruar midis të dielës dhe të hënës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 653 390 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 97 948 vdekje dhe 366 736 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 36 914 vdekje për 261 184 raste, Italia me 32 877 vdekje për 230 158 raste Franca me 28 457 vdekje për 182 942 raste dhe Spanja me 26 834 të vdekur për 235 400 raste.
Europa – 2 037 617 raste (172 575 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 739 067 raste (104 572 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 749 247 raste (40 318 viktima).
Azia – 454 748 raste (14 244 viktima).
Lindja e Mesme – 351 099 raste (8 870 viktima).
Afrika – 113 402 raste (3 398 viktima).
Oqeania – 8 476 raste (130 viktima).