Më shumë se 600000 raste me COVID-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 600 000 raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë që prej fillimit të pandemicë, sipas burimeve zyrtare.

Të paktën 605 010 raste të infektuar, mes të cilëve 27 982 të vdekur janë regjistruar në 183 vende dhe territore, veçanërisht në SHBA me 104 837 raste, prej të cilëve 1 711 të vdekur, në Itali 86 498 raste, vendi më i prekur për nga numri i të vdekurve duke regjistruar 9 134 të vdekur dhe në Kinë me 81 394 raste, prej të cilëve 3 295 të vdekur, vatra fillestare e përhapjes së epidemisë.

Numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton një numër real të të kontaminuarve, pasi një numër i madh vendesh testojnë vetëm rastet që iu nevojitet shërbimi spitalor.

Share This Article