Më shumë se 7.5 milionë të infektuar me koronavirus në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 7 milionë e 514 mijë raste me infeksion me koronavirus në botë janë regjistruar deri të premten në mëngjes, sipas të dhënave të siguruara nga Johns Hopkins University. Më shumë se 421 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit.

Të dhënat zyrtare për vdekjet dhe infeksionet besohet të jenë më të larta për shkak të vonesave në publikim të rezultateve në shumë vende.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të goditurat me më shumë se dy milionë raste të regjistruara e 113 mijë të vdekur.

Brazili e ndjek pas me 800 mijë raste e 41 mijë të vdekur.

Pas SHBA-së e Brazilit pasojnë Rusia, India, Britania, Spanja, Italia, Peruja, Franca e Gjermania.

Share This Article