Më shumë se 90 milionë amerikanë kanë votuar deri më tani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më tepër se 90 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas të dhënave të së shtunës nga US Elections Project pranë Universitetit të Floridas, duke hapur rrugën për përqindjen më të madhe të pjesëmarrjes në zgjedhje për afro një shekull.

Ritëm rekord, rreth 65 për qind e totalit të votuesve të vitit 2016, reflekton për interesin e madh për të votuar, ku presidenti Donald Trump, si Republikan, përballet me Demokratin, Joe Biden, ish-zëvendëspresident.

Shifra të mëdha të njerëzve kanë votuar me email apo me kusht, si pasojë e ekspozimeve ndaj koronavirusit në ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor.

Trump sipas sondazheve është prapa Bidenit. Administrata e Trumpit kritikohet për mënyrën se si ka menaxhuar pandeminë, si pasojë e së cilës kanë vdekur afro 229 mijë persona në SHBA.

Ekspertët kanë parashikuar se shifra e votuesëve do ta kalojë lehtësisht 138 milionë sa votuan në vitin 2016. Vetëm 47 milionë kishin votuar para ditës së zgjedhjeve katër vjet më parë.

Share This Article