Më shumë të vaksinuar sesa në Kroaci, presidenti Milanoviq: Kosovarët shumë të përgjegjshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur i habitur me numrin e lartë të të vaksinuarve me vaksina kundër koronavirusit në Kosovës. Ai, në një konferencë të përbashkët për media me Presidenten Vjosa Osmani tha se numri i të vaksinuarve në Kosovë është shumë më i lartë se në Kroaci.

Milanoviq tha se fillimisht kishte menduar se kishte dëgjuar gabimisht, por shroi se në këtë drejtim, situata në Kosovë është shumë më mirë sesa në Kroaci.

“Unë nuk e kisha të qartë numrin e të vaksinuarve në Kosovë dhe e mora informatën se numri i vaksinimeve në Kosovë është shumë më i lartë sesa në Kroaci. Fillimisht mendova që e kam dëgjuar informatën gabimisht, por jo. Niveli i të vaksinuarve është shumë më i lartë se në Kroaci dhe i kemi indikatorët që na tregojnë. Është më mirë se në Kroaci”, tha Milanoviq.

Kreu i shtetit kroat tha se kjo tregon që qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm. Ai tha se kosovarët i kanë disa virtyte që në nuk ekzistojnë as në Evropë.

“Dikush këtë e shikon në këndvështrime të ndryshme, dikush e sheh vaksinimin si shenjë apokalipsi, por jo. Në Kosovë kjo tregon se qytetarët janë të përgjegjshëm. Kanë përgjegjësi dhe i keni disa vyrtyte që në Evropë nuk ekzistojnë, por ekzistojnë në Kosovë”, u shpreh Milanoviq.

Share This Article