Më të fundit nga bota

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

OBSH tha se trajektorja e rasteve te reja është shumë shqetësuese – më shumë se një e katërta e një milion rasteve të reja për tre ditë deri të premten.

Një shqetësim i madh është India, ku tani ka 1.3 milion raste të konfirmuara – 100,000 prej tyre vetëm në dy ditët e fundit – me ekspertë që kanë frikë se më e keqja ende nuk ka ardhur.

Një nga ata që ka rezultuar pozitiv ishte kryeministri i shtetit të Madhya Pradesh, Shivraj Singh Chouhan, i cili u bëri thirrje njerëzve të mos jenë të shkujdesur.

Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Afrika e Jugut janë gjithashtu duke treguar rritje të larta të inferktimeve.

Zhvillime të tjera:

  • Presidenti brazilian Jair Bolsonaro njoftoi të shtunën se ai ishte negativ për Covid-19 – më shumë se dy javë pas testimit pozitiv. Ai ia atribuoi shërimin e tij hidroksilorokinës, një ilaç akoma i paprovuar për efektivitetin e tij kundër koronavirusit.
  • Vietnami është përsëri në gatishmëri pasi zbuloi rastin e parë të transmetuar në vend për rreth tre muaj, një 57-vjeçar në qytetin Danang.
  • OBSH tha se më shumë se 10,000 punonjës shëndetësorë kanë kontraktuar koronavirusin në Afrikë që nga fillimi i pandemisë.
  • Hong Kongu raportoi infeksionet e reja më të larta të ditës së shtunë – më shumë se 130, bashkë me zgjatjen e masave për distancimin social.
  • Rastet e importuara kanë rritur numrin në Korenë e Jugut në nivele që nuk janë parë që nga marsi.
  • Virusi është rritur gjithashtu në Japoni, e cila regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja këtë javë./BBC
Share This Article