Më të fundit nga Shtetet e Bashkuara

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
  • Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në SHBA tani ka tejkaluar 4 milion, me më shumë se 144,000 vdekje.
  • Kjo do të thotë se Brenda 15 ditëve numri i rasteve në vend u rrit nga 3 milion në 4 milion.
  • Dje, pesë shtete patën rekorde për numrin e rasteve të reja të konfirmuara, ndërsa dy shtete – rekorde për numrin e tyre të vdekjeve të përditshme.
  • Rastet po vazhdojnë të rriten në shtetet e Jugut në “Sun Belt” në spitalet e Florida dhe Xhorxhia, të cilat raportohet së  të tejmbushura për të pranuar pacientë të rinj.
  • Duke folur në emisionin Today Show të NBC-së, koordinatorja e task force e koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, Deborah Birx përshkroi shtetet si Florida, California dhe Texas si “tre New York të reja” për sa i përket ashpërsisë së shpërthimeve atje. New York ishte epiqendra e shpërthimit të SHBA në fillimin e pandemisë.
  • Presidenti Donald Trump ka anuluar kongresin parazgjedhor të partisë republikane në Jacksonville, Florida, në përgjigje të rritjes së rasteve në këtë shtet. Një pjesë e kongresit do të vazhdojë ende në Charlotte të Karolinës së Veriut, më 24 gusht – ku Trump do të emërohet zyrtarisht si kandidati presidencial i partisë.
  • Koronavirusi vazhdon të jetë shumë i politizuar. Sot, media amerikane po raporton se disa nga udhëzimet e reja të organit të shëndetit public CDC për rihapjen e shkollave u shkruan në të vërtetë nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe jo nga ekspertë./BBC
Share This Article