Lajmet më të fundit rreth pandemisë në SHBA:
- Republikanët në Senat propozuan të shpenzonin një 1 trilion dollarë shtesë (776 miliardë pound) për të adresuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia. Plani përfshin 100 miliardë dollarë për shkolla dhe lëshimin e pagesave stimuluese deri në 1,200 dollarë (928 pound) për shumicën e amerikanëve.
- Twitter ndaloi djalin e madh të Presidentit Trump që të mos postonte mesazhe për 12 orë pasi ai postoi një video mashtruese në lidhje me ilaçin e hidroksilorokinës. Disa kanë sugjeruar që ilaçi funksionon si masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën.
- Këshilltari i presidentit Tramp për sigurinë kombëtare, Robert O’Brien, testoi pozitiv për koronavirus. Ai është zyrtari i rangut më të lartë në administratën e Trumpit që dihet se ka testuar pozitiv.
- Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) paralajmëroi publikun kundër përdorimit të disa solucioneve higjenuese me bazë alkooli me një prani të rrezikshme të metanolit. Mund të jetë toksik kur përthithet nga lëkura dhe kërcënon jetën nëse gëlltitet.
- Debati i parë presidencial midis Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden do të zhvillohet në Cleveland, Ohio, në 29 shtator. Duhej të zhvillohej në Indiana, por është ndryshuar për shkak të shqetësimeve për masat paraprake të koronavirusit./BBC