Më të varfrit në Evropë, Shqipëria me nivelin më të keq të jetesës në kontinent

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqiptarët janë populli më i varfër në Evropë, duke lënë pas ndjeshëm edhe vendet e rajonit, që konsiderohen zona më e dobët ekonomikisht e kontinentit.

43.4% e shqiptarëve konsiderohen sot në rrezik për të qenë të varfër apo të përjashtuar nga jeta sociale. Teksa Instituti Evropian i Statistikave vlerëson se në këtë kategori përfshihen vetëm 21.7% e qytetarëve të Bashkimit Evropian.

Në këtë shifër të lartë, përfshihen ato familje shqiptare që jetojnë me më pak se 33 mijë lekë të reja në muaj. Kryesisht familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe banorët e zonave rurale që nuk kanë asnjë të ardhur, krahas dërgesave nga familjarët jashtë vendit.

Po ashtu, edhe ato kategori që nuk kanë mundësi për të konsumuar një vakt me mish një herë në dy ditë, për të bërë një javë pushime, për të përballuar një shpenzim të papritur apo ata që vonohen në pagesat e kredisë apo qirasë, shkruan A2.

Share This Article