“Më tha se nuk e kishte me mua”, deputeti i PS lë pas sherrin në Kuvend me Nallbatin: E kam falur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i PS Vullnet Sinaj, ka deklaruar se nuk do ta denoncojë deputetin e PD, Bledjon Nallbati, i cili një ditë më parë e goditi me gusht në sallën e Kuvendit.

Ai u shpreh për gazetarët se pasi ka komunikuar me Nallbatin, ky i fundit i ka thënë se nuk e kishte me të, por me kartën e votimit.

Më tej ka shtuar se e ka falur, por do jetë pjesë e Grupit të PS nëse grupi merr ndonjë vendim ndaj deputetit të PD.

Share This Article