Jack Grealish ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat angleze, por njëra nga pjesët më interesante ishte tregimi i disa historive dhe raporteve me bashkëlojtarin e tij Erling Haaland.
Manchester City është në garë për tre trofetë këtë sezon dhe kjo është meritë e një ekipi të jashtëzakonshëm të prirë nga trajneri Pep Guardiola.
Megjithatë, Haaland është njëri nga lojtarët kryesor të Cityt, pasi ka shënuar mbi 50 gola deri tani në të gjitha garat dhe recetën e suksesit të sulmuesit e ka treguar bashkëlojtari i tij Grealish.
Mesfushori anglez ka zbuluar se sa i përpiktë është Haaland në përgatitjen e tij dhe kjo gjë sipas tij duhet të vlerësohet lartë.
“Të gjithë janë të ndryshëm, apo jo? Shikoni Erling. Ai është profesionisti më i mirë që kam parë ndonjëherë. Mentaliteti i tij është diçka që nuk do ta shihni më”, ka thënë fillimisht Grealish për Daily Mail.
“Ai i bën të gjitha. Rikuperohet. Bën palestër. Dhjetë orë trajtim në ditë. Banja me akull. Dietë. Kjo është arsyeja pse ai është ky që është. Por, betohem që nuk mund të isha i tillë”.
“Ne kemi një miqësi të shkëlqyer, dhe ai më tregon pas një loje dhe më thotë: “Hej, mos shko në festë sonte”. Unë i them atij të heshtë dhe të shkojë të ulet në banjën e tij me akull”.
“Por, kështu jemi ne. Dy njerëz të ndryshëm që bëjnë mirë në mënyrën e tyre”, vazhdon ai, duke thënë me buzëqeshje: “Ndonjëherë më pëlqen të dal dhe të lëshoj flokët”.
“Nuk jam aq i suksesshëm sa ai. Ai ka shënuar më shumë gola këtë sezon sesa unë në të gjithë karrierën time. Por, nëse ai do të bënte atë që bëja herë pas here, ai do të ishte duke thënë: “Shkofsh në ferr, ndihem tmerrësisht keq sot”.
“Unë kam një version që është i ndryshëm nga ky. Ai shkon në shtëpi, duke u ulur me familjen e tij dhe duke marrë një ushqim”.
“Ndonjëherë kjo është edhe zgjedhja ime. Më pëlqen ta bëj këtë. Por, ndonjëherë më pëlqen të dal dhe të lëshoj flokët”, përfundoi mesfushori anglez.