Me trenin e blinduar niset drejt Koresë, Kim Jong Un: Mbështesim të gjitha vendimet e Putin! BBC zbardh prapaskenat e takimit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Takimi midis dy liderëve botërorë, presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së veriut, Kim Jong Un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje të firmosur, por me biseda dhe garanci për të ardhmen.

Sipas BBC diskutimet tashmë kanë përfunduar dhe lideri i Koresë së veriut është nisur drejt Phenianit me trenin e tij privat, të blinduar.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse, udhëheqësi i Koresë së Veriut e siguroi presidentin Vladimir Putin, se forcat e Moskës do të rrëmbenin një fitore të madhe mbi armiqtë e saj.

“Ne kemi besim se ushtria dhe populli rus, do të arrijë një fitore të madhe në luftën e shenjtë për të ndëshkuar grumbullimin e së keqes”, citohet të ketë thënë Kim.

Referuar kësaj deklarate, nuk është e qartë nëse Kim i referohej veçanërisht luftës Rusi-Ukrainë, apo fliste në përgjithësi.

Ndërkohë gjatë drekës zyratre, Vladimir Putin, mësohet se ngriti një dolli për  ‘forcimin e ardhshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.’

Për mbajtjen e këtij takimi, ka reaguar edhe Kina, një nga aleatet e rëndësishme të Koresë së Veriut dhe një përfituese ekonomike.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, tha se vizita “kishte të bëntë  me marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”.

Ajo gjithashtu e përshkroi Korenë e Veriut si “fqinje miqësore të Kinës, duke shtuar se aktualisht “marrëdhëniet Kinë-Kore e Veriut po zhvillohen mirë”.

BBC thekson se Kim ka qenë shumë i zëshëm për forcimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Rusinë, duke thënë më herët se lidhjet dypalëshe me Putinin tani janë “prioriteti numër një” i qeverisë së tij.

Ajo çka është e rëndësishme është fakti se Kim deklaroi se Koreja e Veriut mbështet “të gjitha vendimet e Putinit”. Por vlen të përmendet se Rusia nuk ishte kurrë aq afër Phenianit sa ishte Bashkimi Sovjetik. Kjo miqësi e lulëzuar po krijohet në realitetet gjeopolitike të vitit 2023.

Tani për tani, Putin dhe Kim shohin përfitime të mundshme nga një marrëdhënie më e ngushtë. Në këmbim të shitjes së armëve Rusisë, Kim pritej t’i kërkonte Putinit të ndante teknologjinë e avancuar ushtarake, në mënyrë që ai të mund të bënte përparim me programin e tij të armëve. Armët e Moskës mendohet se janë dekada përpara atyre të Phenianit. Një nga fushat ku Kim po përpiqet të bëjë përparim është programi i tij hapësinor. Ai është përpjekur të vendosë një satelit spiun në orbitë dy herë në gjashtë muajt e fundit – dhe dështoi.

Share This Article