ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 2 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 2 hours ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 2 hours ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 2 hours ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Më vranë babain”- I shpëtoi ekzekutimit, Gjin Guri rrëfen momentin e atentatit dhe telefonatën: Kur krisi breshëri automatiku, rashë me makinë në humnerë

albnews by albnews
4 October, 2023
in Albania
0
“Më vranë babain”- I shpëtoi ekzekutimit, Gjin Guri rrëfen momentin e atentatit dhe telefonatën: Kur krisi breshëri automatiku, rashë me makinë në humnerë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjin Guri ka rrëfyer momentin kur i bënë atentat mafioz teksa po udhëtonte në automjet me babain e tij mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.

Ai ka rrëfyer se nuk ka parë asnjë njeri por vetëm ka dëgjuar krismat nga një breshëri automatiku.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Gjin Guri theksoi se ka rënë me makinë në humnerë dhe ka telefonuar një person me celularin e të atit, duke i thënë “më kanë vrarë babain”.

Gjin Guri: “Sa kam kaluar “Qafën e Shoshit”, pas 200 metrash ka krisur një breshëri automatiku. As s’kam parë njeri. Kam ikur me gjithë makinë dhe kam rënë poshtë.

Kam marrë telefonin e babait, se timin se kam parë dhe kam marrë dikë i them “m’i thuaj nipit se kam rënë poshtë se më kanë gjuajtur, më kanë vrarë babain.

Kam qëndruar punë 40 minutash, erdhi nipi. I kam thënë “dajë jam 200 metra poshtë nën kryq”. Kam pas një elektrik dhe i kam treguar përmes elektrikut”, tregoi ai.

Gjin Guri mohoi pretendimet e policisë se pas atentatit ndaj tij dhe babait, Zef Guri qëndron kushëriri i tij, Gjovalin Guri.

Ai theksoi se “ata janë 7 vëllezër, me i vra të tërë ata, mua s’ma vendosin pushkën”.

Gjin Guri: “Se di fare kush është autori, por më kanë thënë nusja me djalin se kanë akuzuar djalin e xhaxhait. Ai është turpi më i madh në këtë tokë. Hallall vdekja, tani me nxjerr edhe djalin e xhaxhit kjo nuk bën vaki. Unë s’kam një të keqe, tërë botën e mendoj, atë se mendoj. Ata janë 7 vëllezër, me i vra të tërë ata, ata s’ma vendosin pushkën.

Shteti, me këtë gjest ka përdor… se di si ta them, kur më ka akuzuar djalin e xhaxhait.

Shteti mos të rri i qetë të hetojë, jo tek djemtë e xhaxhait tim. Të gjendet autori, po jo djemtë e xhaxhait.

S’kam kurrfarë të keqe me ta. Unë ha, pi e rri aty me ta. Te asnjë njeri s’kam dyshime, vetëm se puna më e keqe që ka bërë shteti shqiptar është që më ka akuzuar djemtë e xhaxhait. S’kam pas konflikt, …muhabet po jo konflikt.”

Çfarë deklaroi policia:

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 18:20 më 27 shtator, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, teksa baba e bir po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës.

Sipas uniformave blu, atentati ndaj baba e bir dyshohet se shkak janë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe baba e bir, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.

Autori i dyshuar është identifikuar Gjovalin Guri, i cili është shpallur në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

“Për kapjen e tij janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine”, njoftoi policia.

Ndërsa shtoi: “Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result