• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, July 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Media britanike: Algoritmi sekret i Shqipërisë që e çoi në Euro24

Media britanike: Algoritmi sekret i Shqipërisë që e çoi në Euro24

by albnews
15 June, 2024
in Sports
0
34
VIEWS

Menjëherë pas emërimit si trajner i Shqipërisë në janar të vitit të kaluar, Silvinjo kuptoi se kishte një problem. Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Barcelonës kishte plane të mëdha për një qasje të re taktike, që kishin të bënin me disa anësorë emocionues në krahë, por ai thjesht nuk kishte lojtarë për t’i realizuar. Në krahun e djathtë sidomos, opsionet ishin thuajse inekzistente.

Duhej që disa analizues shqiptarë, të drejtuar nga Alarico Rossi, t’i ofronin një zgjidhje. Që nga viti 2017, ata kishin punuar në heshtje për të krijuar një mjet, që mund të transformonte fatin e ekipit kombëtar dhe të çlironte potencialin e konsiderueshëm futbollistik të kombit të tyre. Tani që Sylvinjo po e kërkonte, ishte koha për ta shfrytëzuar maksimalisht atë mjet.

Arma sekrete e Shqipërisë, siç do ta mësonte edhe Silvinjo shumë shpejt, ishte një bazë të dhënash. Një listë e përpiluar me kujdes me emrat e lojtarëve, e ndërtuar ndër vite për të cilën ishin dashur mijëra orë pune dhe që përmbante detaje të futbollistëve në të gjithë botën, por që një ditë mund të përfaqësonin Shqipërinë.

Harta e vendlindjes së lojtarëve të Shqipërisë

Në këtë moment mund t’ju shkojë menda dhe të pyesni: Ku është gjetja e madhe këtu? A nuk e ka çdo kombëtare një sistem për gjurmimin e futbollistëve? Epo, po! Por pak ekipe kombëtare veprojnë në rrethana kaq të jashtëzakonshme dhe sfiduese sa ato me të cilat përballet Shqipëria moderne. Kombet e tjera mund të kenë bazat e tyre të të dhënave, por ato baza të të dhënave nuk krahasohen me këtë.

Kini parasysh se: popullsia e Shqipërisë është rreth tre milionë banorë, afërsisht e njëjtë me Uellsin. Por federata shqiptare beson se ka deri në nëntë milionë shqiptarë që jetojnë në botë, si pjesë e diasporës së madhe të vendit. Sfida për Rossin ishte të gjente një mënyrë për ta prekur atë diasporë, për të identifikuar talentet e emigruar të Shqipërisë dhe më pas për t’i sjellë ata në shtëpi.

Gjashtë vjet pas nisjes së projektit, baza e të dhënave nxori emrin e saktë të anësorit që kërkonte Silvinjo. Ai quhej Jasir Asani dhe luan për Gwangju FC në Korenë e Jugut. I lindur në Maqedoninë e Veriut nga prindër shqiptarë, Asani nuk kishte luajtur për asnjë ekipet kombëtar më parë. Për këtë arsye, ai mund të thirrej.

Jasir Asani u gjet nga kombëtarja shqiptare teksa luante futboll në Korenë e Jugut.

Përzgjedhja e mëvonshme ishte një triumf-që kur u zgjodh për herë të parë, Asani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë. “Baza e të dhënave që ne kemi është e paçmueshme”, tha Silvinjo, i cili asistohet nga ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta. “[Pa të] ndoshta nuk do ta kishim gjetur Asanin.”

Brenda skuadrës së Silvinjos për Euro24, Asani nuk është i vetmi që ka lindur jashtë Shqipërisë. Armando Broja i Chelse, i lindur në Slough nga prindër shqiptarë, është një shembull tjetër. Nga 26 lojtarët e Shqipërisë, vetëm tetë kanë lindur në vendin që do të përfaqësojnë këtë verë.

Identifikimi dhe gjurmimi i lojtarëve me trashëgimi shqiptare është dëshmuar të jetë një nga sprovat e mëdha të formacionit kombëtar, si dhe një nga sukseset e tyre të mëdha së fundmi. Është dashur të kërkohet manualisht nëpër listat e pafundme të futbollistëve në ligat anembanë botës, duke kërkuar mbiemra shqiptarë. Për lojtarët me nëna shqiptare, që nuk mbajnë mbiemrin shqiptar, sprova ishte edhe më sfiduese.

Pastaj janë problemet e pasaportave dhe vizave, dhe po ashtu të konkurencës. Lojtarët me shtetësi të dyfishtë ose të trefishtë janë po aq të kërkuar nga kombet e tjera dhe Shqipërisë i është dashur herë pas here të lëvizë me shpejtësi dhe vendosmëri për t’i bindur këta futbollistë të bashkohen me skuadrën e tyre kombëtare dhe jo me një tjetër.

Rossi, një italian, ka monitoruar në mënyrë efektive të gjithë botën e futbollit për të arritur këtë pikë. Skuadra e Shqipërisë është krijuar me lojtarë nga kampionate në 12 vende të ndryshme dhe ata kanë gjurmuar lojtarë nga pothuajse 30 liga gjatë dy sezoneve të fundit. Këto përfshijnë Korenë e Jugut, Indinë, Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe divizionet e para dhe të dyta në të gjithë Evropën.

Kundërshtari i tyre i parë, Italia, ka zgjedhur në të kundërt një skuadër, ku përfaqësohen vetëm tre liga. Detyra e monitorimit të lojtarëve është dukshëm më e vështirë për Shqipërinë, e cila ka burime të kufizuara financiare. Në të vërtetë, Rossi dhe analizuesit e tjerë kanë krijuar dhe përsosur algoritmin e tyre, pa ndihmën e kompanive të të dhënave të mëdha apo inteligjencës artificiale.

Shqipëria është me të vërtetë skuadra ndërkombëtare më ndërkombëtare, dhe kjo nxjerr sfida të pazakonta për stafin stërvitor. Jo të gjithë lojtarët flasin të njëjtën gjuhë, për shembull. Për më tepër, ata nuk janë rritur në të njëjtën kulturë futbolli.

Teorikisht, do të kishte shumë arsye për të besuar se kjo qasje nuk do të funksiononte. Por ata kanë treguar se multikulturalizmi, me krenarinë shqiptare në zemër, është një armë e fuqishme: Shqipëria përfundoi në krye të grupit të saj kualifikues për të arritur në Europianin e dytë të historisë dhe ka humbur vetëm tre nga 13 ndeshje me Silvinjon në krye. Sfida me të cilën përballen tani është ndoshta më e frikshme, sesa detyra për të gjurmuar futbollistët e panjohur dhe të kualifikuar për Shqipërinë në të gjithë planetin. Pas takimit të së shtunës me Italinë, ata përballen në fazën e grupeve me Kroacinë dhe Spanjën. Ndeshjet, zor se mund të jenë më të vështira, por Shqipëria, e ndihmuar nga databaza e saj dhe përzierja multikulturore, është gati për atë që vjen më pas./The Telegraph

Previous Post

Princesha Kate Middleton del në publik: Jam më mirë, por nuk jam ende jashtë rrezikut

Next Post

Zyrtare/ Bashën e braktis nënkryetari i tij, Çollaku: Bashkimi nuk mund të jetë nënshtrim

albnews

albnews

Related Posts

UEFA përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës
Sports

UEFA përjashton Crystal Palacen nga Liga e Evropës

11 July, 2025
Man City përshpejton për të mbyllur nënshkrimin me yllin e Interit
Sports

Man City përshpejton për të mbyllur nënshkrimin me yllin e Interit

11 July, 2025
Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro
Sports

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

11 July, 2025
Next Post
Zyrtare/ Bashën e braktis nënkryetari i tij, Çollaku: Bashkimi nuk mund të jetë nënshtrim

Zyrtare/ Bashën e braktis nënkryetari i tij, Çollaku: Bashkimi nuk mund të jetë nënshtrim

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shihni reagimin e Kate Middleton kur e ngatërrojnë me asistenten e Princit William

Shihni reagimin e Kate Middleton kur e ngatërrojnë me asistenten e Princit William

12 July, 2025
Nuk përfundojnë telashet në Irlandën e Veriut, nis hetimi për një incident të rëndë urrejtjeje

Nuk përfundojnë telashet në Irlandën e Veriut, nis hetimi për një incident të rëndë urrejtjeje

12 July, 2025
VIDEO/ Lëvizte i armatosur, arrestohet në Sarandë i shumëkërkuari Ervis Cukali. Pistoleta u gjet në det

VIDEO/ Lëvizte i armatosur, arrestohet në Sarandë i shumëkërkuari Ervis Cukali. Pistoleta u gjet në det

12 July, 2025
“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

11 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5131 shares
    Share 2052 Tweet 1283
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2573 shares
    Share 1029 Tweet 643
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1966 shares
    Share 786 Tweet 492
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1723 shares
    Share 689 Tweet 431
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM