Media britanike e quajti Ksamilin “Maldivet e Evropës”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një shkrim të mediumit britanik “Ladbible” kushtuar Ksamilit, të cilin e ka përshkruar si “Malidvet e Evropës”.

Në shkrimin e këtij mediumi thuhet se fshati në bregdetin shqiptar është vetëm tri orë larg Britanisë së Madhe.

“Ka tri plazhe të bukura; Ksamili, Monodendri dhe Gjipe e secili prej tyre ka ujë të pastër blu!⁠⁠

Një TikToker rezervoi një apartament në qendër me dy dhoma gjumi për vetëm 190 £ për gjashtë netë dhe shpenzoi vetëm 5 £ në supermarket për të ushqyer pesë persona. Lirë dhe mirë, më rezervoni një biletë udhëtimi!”, thuhet në shkrimin e “Ladbible”.

E në reagimin e tij, kryeministri shqiptar ka thënë se ky medium po prezanton mrekullinë e detit Jon në rivierën shqiptare miliona ndjekësve të saj, që i kanë plazhet fantastike vetëm 3 orë fluturim larg.  

Share This Article