Media britanike parashikon rënien e kryeministres britanike brenda javës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liz Truss po lufton për mbijetesën e saj politike, pasi konservatorët po komplotojnë hapur për ta larguar nga posti, vetëm pas gjashtë javësh në numrin 10. Kryeministrja ka shkarkuar tashmë Kancelarin e saj, si dhe ka braktisur pjesën më të madhe të agjendës së saj politike, në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar trazirat ekonomike të shkaktuara nga mini-buxheti i saj katastrofik.

Konservatori kryesor Jeremy Hunt, u thirr me urgjencë, duke anuluar menjëherë uljet e taksave të pafinancuara prej 32 miliardë funtesh, si dhe duke kufizuar garancinë e çmimit të energjisë për të ndihmuar britanikët që të luftojnë me faturat shtëpiake.

Por disponimi në mesin e deputetëve konservatorë është i madh për ta hequrTruss, madje edhe ministrat e saj besnikë paralajmërojnë se ajo nuk mund të përballojë më të bëjë “gabime të mëtejshme”.

Konservatorët po shikojnë me shqetësim sondazhet e tmerrshme për ta, si dhe po debatojnë se kush mund ta zëvendësojë kryeministren dhe si të shmangin një garë të stërzgjatur lidershipi. Mirror

/rtsh.al/

Share This Article