Media britanike: Putin u ka dhënë urdhër trupave ushtarake që të pushtojnë Ukrainën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Media britanike ‘Daily Mail’, shkruan se sipas një raporti të inteligjencës amerikane, presidenti rus Vladimir Putin tashmë u ka dhënë urdhra trupave ushtarake të tij që të pushtojnë Ukrainën.

“Inteligjenca thotë se trupat ruse në fakt kanë marrë urdhra tani për të vazhduar me pushtimin,” tha David Martin për CBS News.

“Pra, jo vetëm që ata po lëvizin gjithnjë e më afër kufirit dhe këtyre pozicioneve të sulmit, por komandantët në terren po bëjnë plane specifike se si do të manovrojnë në sektorin e tyre të fushës së betejës,” shtoi ai.

“Ata po bëjnë gjithçka që do të bënin komandantët amerikanë sapo të merrnin urdhrin për të vazhduar”.

Zbulimi i Martin vjen pasi presidenti Joe Biden tha të premten se ai ishte shumë i sigurt se Putini tashmë ka vendosur që të sulmojë Ukrainën bazuar në “aftësinë e rëndësishme të inteligjencës amerikane”.

Share This Article