Media britanike: Shkodra, “Palermo e Shqipërisë”, nga aty nisen furgonët për në Angli

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shkodër-Dunkirk, furgonë çdo ditë”.

Me këtë linjë transporti me një destinacion në dukje të sforcuar, fillon artikulli i britanikes The Telegraph i 23 gushtit, që pasqyron fenomenin e emigracionit ilegal midis brigjeve franceze dhe britanike, ku shqiptarët janë pjesa më e madhe.

Javët e fundit shifrat kanë kapur statistika rekord, ku çdo ditë mbërrijnë në Britani deri 1300 persona. Sipas burimeve të The Telegraph, pjesa më e madhe e shqiptarëve ka si pikënisje qytetin e Shkodrës, i cilësuar nga e përditshmja si “Palermo e Shqipërisë”.

Sipas tregimit të saj, “në qytetin me një papunësi të frikshme, operojnë familje kriminale” që organizojnë trafikun duke e reklamuar edhe në rrjetet sociale si TikTok, ku premtojnë 100% sukses.

Madje pikërisht bandat shkodrane kane ulur çmimin e “biletës” për Angli, nga të paktën 5 mijë paund në rreth 3 mijë, për shkak të pamundësisë të shumë personave për të siguruar paratë e nevojshme.

Sipas The Telegraph, bandat shqiptare janë lidhur me ato kurdë që operojnë nga të dyja anët e kanalit të La Manche, ndërkohë që pas mbërritjes në Britaninë e Madhe, shqiptarët fillojnë punë kryesisht në ndërtim, ndërkohë që më të rinjtë fillojnë punë në shtëpitë e barit të kontrolluara, pikërisht nga bandat shqiptare, edhe vetëm për të paguar paratë e dhëna nga transporti.  

Share This Article