Pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, ndaj Rusisë u vendosën sanksione sa i përket shitjes së armëve.
Por shkelësit më të mëdhenj ishin pikërisht nga Bashkimi Europian, me Gjermaninë në krye. Qindra-miliona euro armatim u shit nga viti 2015 deri në vitin 2020.
Edhe gazeta gjermane BILD konfirmon se Gjermania theu sanksionet duke dërguar mbi 120 milionë euro armatim në drejtim të Rusisë.
Një hetim i Investigate Europe ka zbuluar se Franca ka dërguar më shumë se 130 milionë sterlina armatim për Kremlinin. Bëhet fjalë për avionë, sisteme navigimi, silure dhe raketa. Gjermania ka dërguar të paktën 100 milionë sterlina. Italia pason me 19 milionë sterlina, kryesisht mjete ushtarake Lynce.
Edhe Britania dërgoi rreth 1.7 milionë sterlina armatim. Në total të gjitha vendet e BE-së dërguan 291 milionë sterlina armatim për Rusinë brenda pesë vitesh.