Media britanike: Volodymyr Zelensky i mbijetoi të paktën tre atentateve brenda disa ditësh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka mbijetuar të paktën tre tentativave për vrasje në javën e kaluar, mëson The Times.

Dy grupe të ndryshme janë dërguar në Ukrainë për të vrarë presidentin.

Prestigjozia britanike shkruan se janë mercenarë nga grupi paraushtarak Wanger dhe forcat speciale çeçene u dërguan për të eliminuar Zelenksyn.

Por përpjekjet e mercenarëve në Kiev kanë dështuar ndërsa thuhet se ukrainasit i kishin parashikuar lëvizjet e tyre.

Ndërkohë një burim thotë se është “e frikshme” se sa mirë është i informuar ekipi i sigurisë i Zelensky.

Share This Article