Media greke: Flakët e zjarrit në Shqipëri po kalojnë në territorin tonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jugu i Shqipërisë është përfshirë nga flakët ditët e fundit të cilat janë përhapur edhe në territorin grek. Të paktën kështu raportojnë mediat greke. 

Sipas raportimeve të Protothema, një vatër zjarri në Shqipëri arriti në territorin grek në zonën e Limeri Filiates më herët gjatë pasdites së sotme.

Raportohet se flakët janë përhapur në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, pa kërcënuar vendbanimet për momentin. Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore si masë parandaluese.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Mbrojtja Civile në vend ka kërkuar ndihmë për mjete ajrore.

Share This Article