Media kroate Index.hr ka shkruar për Shaban Zenkun, i cili i ka ndërruar tri ekipe kombëtare brenda një viti, duke e nisur me Kosovës, për të vazhduar me Shqipërinë, ndërsa në fund ka debutuar me Maqedoninë e Veriut.
Nuk është lajm që futbollistët e rinj ndryshojnë kombëtaren e të rinjve për të cilët luajnë para paraqitjes së tyre të parë për kombëtaren e të rriturve, por nuk ishte parë më herët që dikush ta bëjë këtë gjë tre herë vetëm brenda një vit.
Pikërisht këtë ia ka dalë të bëjë lojtari i ri i Borussia Monchengladbach, Shaban Zenku, shkruan Index.hr.
Zanku ka lindur në Gjermani në vitin 2004, por është me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut.
Zenku e filloi karrierën e tij kombëtare me Kosovën U-18, në të cilën ishte i ftuar, por nuk luajti, për të luajtur për Shqipërinë U-18 në fillim të këtij viti.
Së fundi, katër ditë më parë ai debutoi për Maqedoninë U-19 dhe shënoi gol nga gjuajtja e lirë në fitoren 3-2 kundër Qipros.
“Ka qenë mirë kudo, por të luaj për Maqedoninë është e preferuara ime, në fund të fundit, unë jam nga Kërçova. Kur më ftuan Kosova dhe Shqipëria, isha i lumtur, por Maqedonia është diçka e veçantë për mua”, ka thënë ai pasi historia e tij e pazakontë përfundoi në media.
Po të dojë, Zenka, si të gjithë futbollistët e tjerë të rinj, mund të ndryshojë sa të dojë kombëtare të reja.
Nuk ka kufi për këtë, edhe pse duket qartë se Zenku është ndër rekordmenët për numrin e kombëtareve të ndryshme ku është ftuar. Futbollistët mund të kenë vetëm një ekip kombëtar për të rriturit.