Media serbe zbulojnë ‘skenarët’ e përfshirjes së Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjaftoi alarmi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, që mediat serbe të spekulojnë për një opsion të tillë. Sipas mediave në Beograd, perëndimi po harton një plan që Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën t’i shtyjnë drejt NATO-s, përcjell Gazeta Express. Sipas informacioneve jozyrtare, hyrja e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në NATO do të bëhej nëpërmjet dy hapave kyç, shkruajnë mediat serbe. E para, sipas tyre, është ndryshimi i sistemit të vendimmarrjes në vetë aleancën, pasi tashmë është në fuqi parimi i marrjes së vendimeve me konsensus të shteteve anëtare. Miratimi i një mekanizmi vendimmarrës me një shumicë të thjeshtë ose me dy të tretat do t’i hiqte pengesat për të vënë Kosovën, nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, shkruan Novosti.

Hapi tjetër në Serbi besohet se do të jetë shtyrja e Bosnjes drejt NATO-s.

“Opozita e serbëve do të amortizohej nga ndryshimi i qeverisë në Republika Srpska në zgjedhjet në BeH që priten në tetor dhe ardhja e atyre që janë properëndimorë dhe të orientuar drejt NATO-s në poste kyçe”, shkruajnë mediat serbe./Express

Share This Article