Media shqiptare në zi, shuhet në moshën 78-vjeçare mjeshtri i gazetarisë sportive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti. Me penën e tij, mjeshtri i madh Alimehmeti pasuroi me histori, tregime e poezi artin e vendit tonë. Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).

Të shumta kanë qenë botimet e tij për fushën sportive, duke ia lënë pas brezave si histori të sukseseve të sportistëve që veç penës së tij nuk kishin tjetër dritare promovimi.

Share This Article