Çelsi po kalon një formë mjaft të dobët, duke e mbyllur sezonin pa asnjë trofe të fituar, edhe pas shpenzimeve të çmendura që presidenti i ri Tod Bohli bëri për të ndërtuar një skuadër të re.
Së fundmi, prestigjiozja britanike “Daily Mail” ka analizuar lojtarët e “Bluve” dhe se çfarë duhet të bëjnë me to.
Duke eliminuar shumë lojtarë nga skuadra, ata që sipas “Daily Mail” duhet të qëndrojnë me bindje të plotë te Çelsi janë Ngolo Kante dhe Armando Broja.
Sulmuesi i Kombëtares pësoi një dëmtim të rëndë disa muaj më parë, gjë që e la atë jashtë fushave deri në fund të sezonit.
Gjithsesi prestigjiozja britanike e shikon 21-vjeçarin si zgjedhjen e duhur për majën e sulmit të Çelsit dhe që duhet t’i besojë për sezonin e ri.