Mediat britanike: Everton kërkon me insistim Brojën, tifozët londinezë revoltohen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat britanike po flasin gjithmonë e më shumë orët e fundit për një interesim të fortë të Evertonit për sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Ekipi nga Liverpuli besohet t’i ketë kërkuar 20-vjeçarin pjesë e kombëtares kuqezi si pjesë e një shkëmbimi më të gjerë që do të çonte drejt Londrës talentin 21-vjeçar Anthony Gordon, një lojtar krahu që cilësohet si e ardhmja e kombëtares angleze.

Everton kërkon rreth 60 milionë euro për transferimin, si dhe huazimin e Conor Gallagher ose pikërisht Brojës.

Evertoni besohet të ketë kërkuar Brojën si pjesë i një shkëmbimi që do të çonte drejt Londrës talentin 21-vjeçar Anthony Gordon

Edhe pse trajneri i Chelsea Tuchel ka nënvizuar mbështetjen për shqiptarin e lindur në Britaninë e Madhe, në tre ndeshje të para të sezonit e ka përdorur atë me pikatore.

Ndërkohë, tifozët e Chelsea nuk kanë reaguar mirë për lajmin, duke vënë në dukje që ekipi i tyre nuk ka një sulmues të mirëfilltë dhe se ato që po kërkohen, si Aubameyang, nuk bindin plotësisht, ndërkohë që Broja pritet të shpërthejë definitivisht.

Share This Article