ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 1 hour ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 1 hour ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 1 hour ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 1 hour ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Mediat britanike shkruajnë për “mikpritjen e jashtëzakonshme të kombëtares angleze në Kosovë”

albnews by albnews
16 November, 2019
in Kosova, UK
0
Mediat britanike shkruajnë për “mikpritjen e jashtëzakonshme të kombëtares angleze në Kosovë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

The Sun dhe The Dailymail, media britanike, kanë lavdëruar mikpritjen që po i bëhet në Kosovë kombëtares angleze “Tre Luanët”. 

The Sun shkruan për billbordet që janë vënë në shumë vende të kryeqytetit të Kosovës me mesazhin “Mirësevini dhe Respekt”. Siç shkruan ky medium, në mesin e tyre është edhe një e Raheem Sterlingut ku shkruhet mesazhi “Mirësevjen vëlla”.

“Ky vend i vogël ballkanik planifikon të shfaqë edhe imazhe me simbolin e lulëkuqes në stadium, të dielën kur të zhvillohet loja”, thuhet ndër tjerash.

RelatedPosts

Policia gjermane beson se sulmi me thikë ndaj mësueses kishte “motive fetare”

Shkarkohet ambasadori i Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Mbi të gjitha, shkruan The Sun, skuadra e Kosovës e ka lejuar Anglinë të qëndrojë në hotelin e tyre të preferuar dhe vetë janë transferuar në një hotel tjetër.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Anglisë ka thënë se “ne jemi mirënjohës për gjithçka që keni bërë për vendin tonë. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë ndeshje për t’i thënë faleminderit Anglisë dhe Britanisë”.

Dailymail, shkruan edhe për stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

“Mrekullia e ngritjes së Kosovës – Vendi i ri që pret Anglinë të dielën”, shkruan Daily Mail.

Kosova, nuk arriti të kualifikohet në Euro 2020, pas humbjes që pësoi me çekët 2:1.

“Në stadiumin kombëtar Fadil Vokrri me kapacitet 13,000 ulëse, i quajtur kështu pas vdekjes së lojtarit më të madh të të gjitha kohërave, Fadil Vokrri, do të luhet të dielën loja mes Anglisë e Kosovës”, shkruan tutje ky medium britanik.

Edhe Ambasada e Britanisë në Kosovë, dje përmes një postimi në facebook, ka publikuar billbordet me mirëseardhje për kombëtaren angleze.

“Thirrje për të gjithë fansat e Anglisë të cilët udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së dielës Kosovë-Angli. Një mikpritje e ngrohtë iu pret në Kosovë, vend i famshëm për mikpritje dhe njerëz miqësor. Bëni qejf, bëni miq dhe shijojeni ushqimin e shkëlqyeshëm dhe natyrisht futbollin”, thuhej në njoftimin e Ambasadës.

Image
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result