Elona Varfi është një konsultente e markave luksoze, së cilës Daily Mail i ka kushtuar një artikull ku ajo tregon për jetën dhe punën e saj.
Elena jeton në Londër me të shoqin Oltin prej tashmë 3 vitesh. Ajo merret me shitjen e produkteve të shtrenjta në ankand. Elena ka deklaruar që produkti më i shtrenjtë i shitur prej saj është një çantë në vlerë prej 120 mijë eurosh, raporton Daily Mail.
“Unë zotëroj 12 çanta dhe kam shitur 20 të tilla, duke dyfishuar kështu paratë e mia”, thotë Elona.