Mediat e huaja jehonë protestës së deputetëve të opozitës, çfarë shkruajnë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat më të rëndësishme botërore kanë shkruar për protestën e sotme të deputetëve të opozitës në seancën parlamentare.

Agjencia e madhe ndërkombëtare, Reuters, shkruan se deputetët u vunë flakën karrigeve në shenjë revolte për burgosjen e kolegut.

ABCnews shkruan se deputetët shqiptarë të opozitës kanë ndërprerë me dhunë seancën e Kuvendit për të protestuar ndaj burgosjes së një kolegu ligjvënës, i cili u dërgua në burg me akuzën për shpifje.

Edhe mediat italiane i kanë dhënë hapësirë kësaj proteste. ‘La Republica’ shkruan se ‘protesta kundër kryeministrit Rama pas dënimit të deputetit të grupit demokratik Ervin Salianji i akuzuar për “kallëzim të rremë”.

Share This Article