Mediat e huaja paraqesin protestën në Tiranë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat e huaja i kanë dhënë vëmendje maksimale protestës së mbrëmshme në rrugët e Tiranës, të cilat raportuan gjerësisht në lidhje me atë që ndodhi gjatë katër orëve në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Mediat greke raportojnë për kryengritje në Tiranë për shkak të vrasjes nga policia të 25 vjeçarit Klodian Rasha. “Zougla” shkruan se mijëra protestues dëmtuen godinën e kryeministrisë dhe disa ministrive duke kërkuar drejtësi për të riun.

Reuters” raporton se fillimisht policia raportoi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodian Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij.

DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore.

Ndërkohë, “AP” e vendos theksin tek përplasja e protestuesve me policinë në Tiranë duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të policisë sipas të cilës vrasja e Klodian Rashës nga një oficer policie nuk mund të shfrytëzohet si shkak për dhunë në rrugët e kryeqytetit.

“TRT” raporton në versionin e saj anglisht se pas bulevardit para kryeministrisë, protestuesit shkuan para godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit duke vijuar më pas me një marshim në orën 22:00 nga qendra për tek shtëpia e të ndjerit.

Kujtojmë se policia arrestoi 3 persona për protestën e mbrëmshme, ndërsa u shpallën në kërkim 8 persona të tjerë, mes tyre edhe reperi Stresi.

Share This Article