Mediat e huaja: Rama “tërhiqet” nga mbyllja e TikTok! /Reagimi pas qëndrimit të Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama zbuti qëndrimin e tij ndaj platformës TikTok, pas një takimi me një zyrtare të kompanisë.

Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, Rama mund të marrë në konsideratë qëndrimin e tij, duke mos e mbyllur këtë rrjet social.

Agjencia e lajmeve franceze, AFP, shkruan se burime nga TikTok thonë se takimi ishte konstruktiv.

Por agjencia thekson se kthesa e Ramës vjen pikërisht pas vendimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump për të lejuar kompaninë që të operojë në SHBA.

Kthesa e dukshme e Ramës erdhi dy ditë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ajo do të ndalohet përfundimisht në këtë vend”, shkruan AFP.

Share This Article