ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford 2 hours ago
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç 2 hours ago
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës 3 hours ago
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York 3 hours ago
Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Mediat gjermane: Lufta për pushtet në Kosovë ka edhe një dimension ndërkombëtar

albnews by albnews
1 April, 2020
in Bota, Kosova
0
Mediat gjermane: Lufta për pushtet në Kosovë ka edhe një dimension ndërkombëtar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të rrëzohet një qeveri në mesin e krizës së coronës, konsiderohet edhe në Ballkan si veprim i marrë. “Motivi që doli në krye ishte një grindje për menaxhimin e duhur të krizës së Coronës. Kreu i qeverisë, Kurti refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si e kërkonte presidenti Thaçi. Por realisht që me krijimin e qeverisë ka shpërthyer një luftë e ashpër pushteti mes të dyve, që e pengon edhe më shumë aftësinë vepruese të shtetit të brishtë në një situatë krize.”

RelatedPosts

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht

“Neue Zürcher Zeitung” thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. “Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.[…] Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?…Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën.[…]Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën.”

Kurse gazeta gjermane “taz” -“Die Tageszeitung” në një artikull me titull “Kosova sërish pa qeveri” thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave. Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i nevojitej Trumpit.”

Kurse të enjten (26.03) ishte gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që i kushtoi vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Formalisht pretekstin për mocionin e mosbesimit e ofroi një grindje për mënyrën e veprimit në krizën e Coronës. Presidenti Hashim Thaçi doli si forca nxitëse.[…]Thaçi mbështetet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, që u zgjodh edhe i dërguar i posaçëm për Serbinë dhe kosovën. Grenell kërkon prej javësh që Kosova të heqë tarifat e doganave pa kushte.[…]Kurti ishte kundër kësaj, Kosova mund t’i heqë doganat, nëse edhe Serbia heq barrierat e saj tregtare. Kjo bëri që të ashpërsohej toni mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë kosovare. Donald Trump Junior kërcënoi me atë që amerikanët mund të mbyllin edhe kampin Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

Ndahet nga jeta aktori i madh amerikan Robert Redford

16 September, 2025
Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

16 September, 2025
Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

Rishfaqet fshati i “humbur”, po thahet liqeni që furnizon me ujë miliona banorë të Athinës

16 September, 2025
Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper’s Bazaar Icons në New York

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result