Mediat Greke: Erdogan mund të jetë shumë i sëmurë për të udhëhequr Turqinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Turkish President Tayyip Erdogan attends the 76th Session of the General Assembly at UN Headquarters in New York on September 21, 2021. Timothy A. Clary/Pool via REUTERS

Por po sikur Erdogani të jetë mjaft i sëmurë? Po nëse, për shkak të sëmundjes ose diçkaje më të rëndë, ai të mos jetë në gjendje që të kandidojë sërish në vitin 2023?

 Muajt e fundit, ka pasur raporte të shumta në media se shëndeti i presidentit turk Recep Tajip Erdogan nuk është i mirë. Ka zëra që flasin për shëndetin e presidentit turk – i cili ka rritur numrin e mjekëve përreth tij, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jenë të gjitha të pabaza. Por po sikur Erdogani të jetë mjaft i sëmurë? Po nëse, për shkak të sëmundjes ose diçkaje më të rëndë, ai të mos jetë në gjendje që të kandidojë sërish në vitin 2023?

Sipas nenit 106 të Kushtetutës turke, nënpresidenti Fuat Oktay do të marrë përgjegjësitë dhe kompetencat e mbajtura tani nga Erdogan. Nga AKP, që ta zëvendësojnë mund të jetë Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit. Homologu i tij në Ankara, Mansour Yavas, konsiderohet gjithashtu një politikan që ka mundësinë potenciale që ta zërë vendin e tij. Pastaj është Meral Aksener, udhëheqësja e Partisë IYI, e cila krahasohet shpesh me Margaret Thatcher.

Megjithatë ekpsertetë vlerësojnë se nëse Erdogan ikën, politika turke mund të kthehet në diçka që i ngjan status quo pasi përçarjet në AKP mund të shkaktojnë destabilitet në vend.

Marrë dhe përkthyer nga ToVima

Share This Article